Kryesisht përkthejmë nga greqisht në shqip & anasjelltas, por edhe në gjuhë të tjera sipas kërkesës.
A bëni leje qëndrimi?
Po, ofrojmë asistencë për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit për leje qëndrimi.
A ofroni ndihmë për viza pune?
Po, për çdo shtetas shqiptar që dëshiron të vijë të punojë në Greqi, sigurojmë të gjithë procedurën në mënyrë të shpejtë dhe të saktë.
A ndihmoni me aplikime për vizë amerikane?
Po, ndihmojmë me plotësimin e formularëve dhe përgatitjen e dokumenteve për vizë amerikane.
A ofroni shërbim për viza “gold” (Golden Visa)?
Po, ofrojmë asistencë të plotë për aplikimin për viza “gold” për qëndrime investimi në Greqi.
Çfarë shërbimesh të tjera ofroni?
Kompania jonë përfshin gjithashtu:
Agjensi imobilare (shitje blerje pronash)
Agjensi Turistike ” Vip Travel”
Organizim eventesh, Event Planner
Vula juaj a njihet zyrtarisht?
Po, vula e zyrës tonë njihet në të gjitha institucionet shtetërore gjykata, si dhe nga Dhomat e Avokatëve (Δικηγορικός Σύλλογος).
Çfarë orari pune keni?
Punojmë çdo ditë nga ora 08:30 deri në 16:00. Për raste urgjente, jemi të disponueshëm edhe në fundjavë me marrëveshje.
Sa vite keni në treg?
24 vjet, operojmë në Selanik që prej vitit 2001
A i njihni mirë procedurat qe u nevojiten shtetasve shqiptare ne Greqi dhe Shqiperi?
Po. Menaxherja e zyrës ka përvojë shumëvjeçare në Konsullatën e Përgjithshme të RSH në Selanik dhe njeh në detaj të gjitha procedurat konsullore dhe administrative.
A ofroni ndihmë për provimin e gjuhës greke?
Po, ndihmojmë me regjistrimin për provimin dhe ofrojmë kontakte me mësues të licencuar për përgatitje gjuhësore.
Si mund të rezervoj një takim?
Mund të rezervoni një takim përmes fb, telefonit, emailit ose formularit në faqen tonë.
A ofroni përkthime urgjente?
Po, ofrojmë përkthime urgjente me dorëzim brenda ditës, në varësi të përmbajtjes dhe gjatësisë së dokumentit.
A mund të më dërgoni përkthimin me postë?
Po, mund t’i dërgojmë përkthimet përmes postës brenda Greqisë dhe jashtë saj.
A jeni të licencuar?
Po, zyra jonë është e licencuar dhe e regjistruar në përputhje me ligjet greke, duke bashkëpunuar vetëm me profesionistë të certifikuar.
A ndihmoni me përkthime për aplikime për shtetësi greke?
Po, përgatisim përkthimet zyrtare të dokumenteve që kërkohen për procesin e nënshtetësisë.
A garantoni konfidencialitetin e dokumenteve?
Po, trajtojmë çdo dokument me konfidencialitet të plotë. Të dhënat tuaja janë të mbrojtura dhe nuk shpërndahen pa leje.
A përktheni dokumente të shkruara me dorë?
Po, përkthejmë edhe dokumente të dorës, nëse janë të lexueshme. Klienti njoftohet nëse ka ndonjë pasiguri.
A më këshilloni për dokumentet që më duhen për një aplikim?
Po, ofrojmë konsultë falas për t’ju ndihmuar të kuptoni cilat dokumente kërkohen për aplikimet tuaja.
A ofroni shërbime për biznese?
Po, përkthejmë dokumentacion biznesi si kontrata, statute, vendime gjyqësore dhe dokumente financiare.
A mund të më përfaqësoni në institucione greke?
Po, në bashkëpunim me avokatë shqiptare dhe greke , noterë dhe ekonomiste, mund të ofrojmë përfaqësim të autorizuar në institucione greke, në emër të klientëve tanë.