Alba Services që prej vitit 2001 - Gjithçka që ju duhet, në një vend

Rreth Nesh

 “Alba Përkthime” u themelua në vitin 2001 në Selanik, me një mision të qartë: t’i shërbejë komunitetit shqiptar në Greqi përmes përkthimeve profesionale dhe ndihmës administrative. Zyra u bë shpejt një pikë mbështetëse për shqiptarët që kërkonin të orientoheshin dhe të komunikonin më lehtë me institucionet greke.


Në të njëjtin vit, Stiljan Buxhaku, themeluesi i kompanisë dhe një figurë me ndikim në komunitetin shqiptar në Greqi, themeloi revistën “Prestige”, e para revistë shqiptare në Greqi, e botuar në dy gjuhë – shqip dhe greqisht. Revista, e cila ka qenë e vetëfinancuar nga viti 2001 deri në vitin 2008, u kthye në një platformë të rëndësishme që promovoi kulturën dhe vlerat e shqiptarëve në diasporë, si dhe kontributin e tyre në shoqërinë greke.


Pas vitit 2008, revista mbylli aktivitetin e saj, por ndikimi i saj vazhdon të përmendet si një nga arritjet më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Greqi. Ndërkohë, “Alba Përkthime” ka vijuar të zgjerojë shërbimet e saj. Sot, nën drejtimin e Anjeza Lilollarit, bashkëshortja e themeluesit dhe ish-konsulle, kompania ka përjetuar një fazë të re zhvillimi dhe modernizimi.


Duke reflektuar këtë zgjerim të natyrshëm të fushëveprimit, kompania tashmë operon si “Alba Services”, duke ofruar jo vetëm përkthime të certifikuara, por edhe asistencë ligjore, konsulencë administrative dhe një sërë shërbimesh të tjera profesionale.

“Alba Services” vazhdon të qëndrojë pranë komunitetit dhe klientëve të saj me të njëjtën përkushtim dhe seriozitet që prej vitit 2001. 


Eksperienca shumëvjeçare në përkthime dhe shërbime administrative